Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, bëri thirrje për forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe mbrojtjen e çdo centimetri katror të Evropës.
“Jam irrituar nga diskutimet në të cilat mbështetja për Ukrainën shihet si një gjest bamirësie dhe jo si ajo që është në të vërtetë, një investim në sigurinë kombëtare, mbrojtjen e paqes dhe lirisë… Nuk mund të ketë interes më të madh kombëtar se kjo”, theksoi Berbock në Berlin, në konferencën kushtuar Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.
Gjermania ka njoftuar se së shpejti do të dorëzojë sistemin e tretë të mbrojtjes ajrore Patriot, IRIS-T, sistemin Gepard, raketat dhe municionet në Ukrainë, dhe dërgimi i 18 prej obusëve vetëlëvizës më të fundit RCH-155 do të fillojë në vitin 2025. tha gazeta. Tageschau shton se që nga fillimi i pushtimit rus, Berlini i ka ofruar Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 30 miliardë eurosh./abcnews.al
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...