Një deputet nga partia qeverisëse në Japoni është akuzuar për seksizëm pasi tha se gratë e reja japoneze duhet të bëjnë më shumë fëmijë, ose të ballafaqohen duke qenë pjesë e barrës së shtetit.
Duke folur në një takim të partisë LDP, Kanji Kato tha se gratë e reja duhet të kenë së paku tre fëmijë, bëjnë të ditur mediat lokale, transmeton portali arbresh.info
Vitin e kaluar, përqindja e fëmijëve në Japoni ra në nivelin më të ulët që kur të dhënat filluan më shumë se 100 vjet më parë.
Stimujt financiare dhe metodat tjera për të inkurajuar gratë që të bëjnë shumë fëmijë kanë pasur shumë pak ndikim.
Kato tha se kur jep fjalim në dasmë, ai e tregon nusen dhe dhëndërin të cilët duhet të lindin së paku tre fëmijë.
“Ne kemi nevojë për tre ose më shumë fëmijë nga ata njerëz për të kompensuar çiftet që nuk mund të mbajnë një fëmijë pa marrë parasysh se çfarë bëjnë ata”, tha ai.
Disa deputetë janë ankuar për fjalimin seksist të 72-vjeçarit, baba i gjashtë fëmijëve.
Përkundër vërjetjeve, Kato nuk ka dashur që të tërheq komentet e tij, duke arsyetuar se rritja e numrit të lindjeve është “çështja më e rëndësishme me të cilën përballej vendi ynë”.
Mëgjithatë, orë më vonë, ai ka lëshuar një deklaratë ku ka kërkuar falje që fjalët e tij kanë dhënë përshtypje të gabuar, pasi ai “nuk ka pasur për qëllim të diskriminojë gratë”./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç