Beogradi mbushet me mbishkrime kundër Vuçiç-it

11:17 | 15 Mars 2023
A. B.

Grafite dhe postere kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq janë shfaqur sot në mëngjes pranë Shkollës Teknike në komunën Vraçar të Beogradit.

Në trotuarin poshtë grafitit “Milica lažbitica”, me sprej të zi është shkruar “Aca Tradhtar”, shkruan N1.

Ndërkaq në njërën shtyllë rrugore, shihet një poster me shkronjat blu “Aca gënjeshtar”, së bashku me një foto të Aleksandar Vuçiqit me hundën e Pinokut, personazhit kryesor të romanit për fëmijë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme