Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vendosur të kërkojë imunitet parlamentar nga ndjekja penale për akuzat për korrupsion.
Masa ka të ngjarë që të vonojë në gjyq, deri pas zgjedhjeve të reja në marsin e ardhshëm, transmeton portal arbresh.info
Në nëntor, kryeministri u akuzua nga prokurori i përgjithshëm për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në tre raste të ndara.
Netanyahu, i cili mohon akuzat, kërkon ndihmë nga deputetët, ku më shumë se gjysma e tyre duhet të votojnë për t’i dhënë imunitet.
Netanyahu, i cili ka udhëhequr më së gjati në Izrael, pretendohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë të pasur dhe ka bërë favore në mënyrë që të mbulohet pozitivisht në shtypin vendor.
Ai e bëri kërkesën për imunitet në një fjalim televiziv vetëm katër orë para se të skadonte afati i një kërkese.
Ai tha se ‘do të ishte në përputhje me ligjin, me qëllim që të vazhdojë shërbimin, për të ardhmen e Izraelit’.
Në mars, ai përballet me një zgjedhje të tretë kombëtare brenda një viti.
Sipas ligjit të Izraelit, anëtarët e Knesset nuk marrin imunitet automatik nga ndjekja penale, por mund ta kërkojnë atë kur është e rëndësishme./arbresh.info/
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...