Studiuesit në Belgjikë zhvilluan një sistem inteligjence artificiale që parashikon rrezikun e sulmit në zemër falë skanimit të retinës, transmeton Anadolu Agency.
Në studimin e një grupi studiuesish nga Universiteti i Leuvenit, u konstatua se kapilarët në retinë të syrit preken edhe nga sëmundjet kardiovaskulare dhe efektet e sëmundjeve kardiovaskulare mund të parashikohen deri në një masë duke skanuar retinën.
Në deklaratën e bërë nga universiteti, thuhet se me sistemin e inteligjencës artificiale të përgatitur për këtë, mund të parashikohet nëse pacientët janë të rrezikuar nga ataku në zemër deri një vit më vonë.
Është bërë e ditur se sistemi funksionon me rreth 70-80 për qind saktësi. Gjithashtu thuhet se trajtimi parandalues mund të fillojë më herët falë sistemit, i cili mund të jetë një mekanizëm shtesë diagnostikues në ekzaminimet kardiovaskulare të pacientëve.
Profesor Alex Frangi, i cili udhëhoqi ekipin që kreu hulumtimin, tha se sëmundjet kardiovaskulare janë një nga sëmundjet që shkaktojnë vdekjen më të parakohshme në botë.
“Skanimet e retinës janë relativisht të lira dhe janë një teknikë që përdoret në mënyrë rutinore në shumë klinika të syve. Njerëzit që kanë më shumë gjasa të sëmuren, si rezultat i skanimeve të automatizuara mund t’u referohen më shpejt shërbimeve kardiake. Skanimet mund të përdoren gjithashtu për të gjurmuar shenjat e hershme të sëmundjeve të zemrës”, tha Frangi.
Sistemi i zhvilluar i inteligjencës artificiale përdori një grup kompleks algoritmesh që lejojnë kompjuterët të zbulojnë modelet e të dhënave dhe kështu të bëjnë parashikime.
Në zhvillimin e sistemit, u analizuan skanimet e retinës dhe zemrës së 5.000 njerëzve. Të dhënat e përdorura në studim u siguruan nga baza e të dhënave biomjekësore Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...