Shtatë banorë të një shtëpie të moshuarish në Belgjikë kanë vdekur pasi ishin infektuar me variantin kolumbian të koronavirusit, pavarësisht që ishin vaksinuar.
Ky variant i koronavirusit, B.1.621, u shfaq për herë të parë në Kolumbi, dhe është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara javët e fundit, ndërsa është ende i rrallë në Europë, transmeton portal arbresh.info
Shtatë personat që vdiqën në një shtëpi pensioni në qytetin belg të Zaventem, jo shumë larg Brukselit, ishin në vitet tetëdhjetë ose nëntëdhjetë, dhe disa tashmë ishin në gjendje të dobët shëndetësore, tha Mark van Ranst, një virolog në Universitetin e Leuven, i cili analizoi variantin e virusit.
Megjithatë, ai ka shprehur shqetësim për humbjen e jetës së tyre nga infeksioni, pasi ata ishin të vaksinuar.
Shkencëtarët ende nuk e dinë nëse varianti kolumbian transmetohet më lehtë se të tjerët, tha ai.
Në Belgjikë, ai variant përbën më pak se 1 përqind të rasteve të njohura të Covid 19, tha ai, krahasuar me 2 përqind në SHBA.
Në shtëpinë e të moshuarve me të njejtin variant të koronavirusit janë infektuar edhe punonjësit, megjithatë ata kanë shfaqur simptoma shumë të lehta.
Van Ranst tha se varianti Delta është dominues në Belgjikë, shkruan Rueters, cila u shfaq për herë të parë në Indi dhe është përgjegjëse për 95 përqind të rasteve të infeksionit, e ndjekur nga varianti alfa ose britanik, i cili dominonte më parë./arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist