Në Belgjikë është shënuar rasti i parë i virusit të lisë së majmunit dhe se situata e të sëmurit nuk është e rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Isabel Brosius, zyrtarja e Institutit të Shëndetit Tropikal në Antwerp, duke folur për televizionin publik VRT që transmeton në gjuhën flamene, tha se edhe partnerja e të sëmurit jo në gjendje të rëndë ka treguar gjithashtu simptoma të njëjta dhe se së shpejti presin që të regjistrohet edhe rasti i dytë.
Ajo vuri në dukje se transmetimi i virusit bëhet nga kontakti i afërt dhe i vazhdueshëm dhe se nuk presin përhapje në përmasa të gjera.
Virusi i lisë së majmunit i cili është vërejtur për herë të parë në Britani më 7 maj, është përhapur në 7 vende të Evropës, ndërsa ka 17 raste të dyshuara në Kanada. Teksa në Britani numri i rasteve është rritur në 9, deri më tani janë konfirmuar 7 raste në Spanjë, 5 në Portugali dhe nga një rast në Itali, Suedi dhe SHBA.
Lija e majmunit që njihet si një prej sëmundjeve të rralla të shkaktuar nga një virus endemik, ndahet në dy lloje, në llojin e Kongos dhe atë të Afrikës Perëndimore.
Në llojin e virusit të Kongos ka 10 për qind rrezik të fatalitetit, ndërsa në llojin e Afrikës Perëndimore dihet që ka një shkallë vdekjeje prej 1 për qind në njërën prej dy rasteve.
Virusi i cili transmetohet në përgjithësi nga kafshët tek njeriu dhe rrallë nga njeriu tek njeriu me kontakt të afërt, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fluska që shkaktojnë kruarje në trup.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit