Numri i rasteve me COVID-19 arrin në 60.029 ndërsa numri i viktimave në 9.655
Me 111 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë rritet në 60.029 numri i rasteve ndërsa me 5 vdekje të reja arrin në 9.655 numri i viktimave.
Në një deklaratë nga Sciensano, institucioni kërkimor për shëndetin publik në Belgjikë në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 20 persona me COVID-19 ndërsa janë shëruar 42 persona.
Më tej thuhet se është zvogëluar me 6 numri i personave në njësinë e kujdesit intensiv duke rënë në 82.
Që nga fillimi i pandemisë në Bruksel nga COVID-19 kanë humbur jetën 9.655 persona, prej të cilëve 49 për qind e tyre kanë vdekur në spitale dhe 50 për qind në azile./AA/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...