Qindra migrantë në Belgjikë kanë qenë në grevë urie për më shumë se një muaj dhe këtë javë disa prej tyre kanë qepur gojën dhe po marrin vetëm lëngje. Të tjerët nuk mund të ngrihen sepse trupi i tyre është shumë i dobët.
Migrantët filluan grevën e urisë në maj me qëllim të protestimit ndaj marrjes së dokumentave dhe lejeës së qëndrimit, transmeton portali arbresh.info
Gjegjësisht, disa prej tyre kanë jetuar dhe punuar në Belgjikë për një dekadë, dhe ata ende nuk kanë status ligjor, shkruan Sky News.
Pa dokumentacion zyrtar, ata nuk janë në gjendje të kenë përfitimet që kanë banorët e Belgjikës, siç është kujdesi shëndetësor.
Besohet se rreth 400 migrantë janë duke marrë pjesë në protestë.
Sekretari i Shtetit për Migracionin dhe Azilin Sammy Mahdi tha se sistemi i raportimit duhej të përmirësohej, por kjo mund të jetë e vështirë të arrihet duke zgjidhur raste individuale.
“Migrantët thonë se 150,000 prej tyre jetojnë ilegalisht në Belgjikë. Nëse zgjidhim dokumentet për ata që janë në grevë urie, çfarë do të marrim? Cili do të ishte rezultati? Një javë më vonë kemi edhe 200 të tjerë, më pas 2000 dhe më pas 20 mijë. Kjo nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur këtë problem”, tha Mahdi./arbresh.info/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...