Belgjikë, mbijeton gruaja të cilën e shtyu një i ri në shinat e metrosë

22:44 | 15 Janar 2022
A Z

Një grua e cila u shty në shina nga një i ri teksa priste në një stacion metroje në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, mbijetoi pasi treni ndaloi në çastet e fundit, transmeton Anadolu Agency.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në stacionin e metrosë Rogier në qendër të Brukselit. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë në stacionin e metrosë, i riu e shtyu pasagjeren që priste në platformë mbi shina.

Në atë moment, makinisti e ka ndaluar me forcë trenin. Jeta e gruas që u shty në shina u shpëtua kur treni u ndal disa metra larg saj.

I riu u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas policia e arrestoi. Mësohet se i riu e ka shtyrë gruan në shina “pa arsye”.

Shëndeti i gruas është i mirë.

Të ngjashme