Përderisa grupi terrorist i ashtuquajtur Shteti Islamik po vazhdon të humbasë territor në Siri, shumë nga luftëtarët që kanë prejardhje europiane tanimë kanë filluar të kthehen në vend.
Megjithatë, për Belgjikën, me kthimin e dhjetra qytetarëve të saj, ka lindur një tjetër problem serioz, transmeton portali arbresh.info
Sipas “Deutche Ëelle”, nga e gjithë Europa, Belgjika ka numrin më të madh të luftëtarëve që kanë qenë pjesë e Shtetit Islamik.
Autoritetet lokale kanë thekuar se shumica nga të kthyerit ndjehen të turpëruar dhe nuk duan që të shfaqen në publik, megjithatë, dhuna në familjet e tyre ka shënuar rritje.
Pieter van Ostaeyen, një studiues i lëvizjes xhihadiste belge, paralajmëroi gjithashtu për aktivitete të rëndësishme në mediat sociale të ekspozuara nga mbështetësit e ISIS-it.
Se sa i fortë vazhdon të jenë ndikimi i tyre, autoritet belge janë “sy e vesh” për të kuptuar secilin veprim që bëjnë ata./arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...