Një sasi rekord prej 4 tonësh kokainë është sekuestruar nga njësia Antidrogë e policisë në Paraguaj. Droga me vlerë 220 milionë euro është gjetur e fshehur në thasë me sheqer që do të transportoheshin nga kryeqyteti Asuncion drejt portit të Antwerp në Belgjikë.
Operacioni është kryer nga një njësi speciale, e cila ka lokalizuar kontejnerët e dyshimtë në portin privat të Kaakupemit.
Sipas autoriteteve, operacioni nuk ka përfunduar ende dhe “mund të kemi më shumë surpriza”.
Sasia e sekuestruar 4,016 kilogramë është një rekord historik për Paraguajin, siç edhe tha kreu i Sekretariatit Kombëtar Kundër Narkotikëve, Khalil Rashid, gjatë një konference për shtyp.
“Kjo është ngarkesa më e madhe e drogës që është sekuestruar deri më sot”, konfirmoi zyrtari tatimor paraguaian Oscar Orue.
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...