Një nga të mbijetuarit e fundit të Holokaustit në Belgjikë, Henri Kichka, ka vdekur nga Covid- 19.
Ai ka ndërruar jetë të shtunën në një shtëpi kujdesi në Bruksel, në moshën 4 vjeç, transmeton portal arbresh.info
Ai ishte një nga disa burra dhe gra që ia kishin dalë t’i mbijetonin kampit nazist në Poloninë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përmes një postimi në Facebook, djali i tij Michel Kichka shkroi: “Një koronavirus i vogël mikroskopik ka pasur sukses atje ku e gjithë ushtria naziste kishte dështuar. Babai im kishte mbijetuar në Marsin e Vdekjes, por sot Marshi i tij i Jetës ka përfunduar”.
Henri Kichka lindi në Bruksel në vitin 1926, në një familje hebreje me origjinë polake. Prindërit e tij kishin ikur nga antisemitizmi në Evropën Lindore për të ndërtuar jetë të re në Perëndim.
Në vitin 1942, kur Gjermania naziste pushtoi Belgjikën, ata u internuan.
Henri dhe babai i tij duhej të punonin si punëtorë skllevër, ndërsa gratë e familjes – nëna e Henrit dhe motrat e tij, si dhe tezja e tij – u dërguan në Aushvic, ku edhe humbën jetën.
Më 1945, Henri u dërgua në një kamp gjerman nga rojet naziste që dërguan të burgosur nga kampi të uritur në “marshime vdekjeje” në perëndim ndërsa forcat sovjetike iu afruan kampeve naziste në Evropën Lindore dhe Qendrore.
Për vite të tëra pas luftës, Henri nuk foli kurrë për përvojën e tij.
Ai u martua, hapi një dyqan me gruan e tij dhe ndërtoi një familje: katër fëmijë, nëntë nipër dhe 14 mbesa.
Më vonë ai filloi të jepte mësim nëpër shkolla, duke ndjerë se njerëzit duhet të sigurohen që të mos harrojnë ato që kanë ndodhur.
60 vjet pas luftës, Henri botoi një libër me kujtimet e tij gjatë jetës nëpër kampe./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...