Një gjykatë belge ka dënuar për krimet e kryera në Turqi me 15 vite burg dhe 10 vite privim nga të drejtat civile dhe politike anëtaren e organizatës terroriste DHKP-C, Fehriye Erdal e cila është një prej autorëve që është gjykuar në mungesë për atentatin ndaj biznesmenit Sabanci.
Gjykata e Krimeve të Rënda Brugge ka njoftuar vendimin e çështjes ku gjykohet anëtarja e organizatës terroriste DHKP-C, Fehriye Erdal e cila është një prej autorëve të atentatit ndaj biznesmenit turk, Özdemir Sabanci. Gjykata ka dhënë vendimin për dënimin e saj me 15 vite burg dhe 10 vite privim nga të drejtat civile dhe politike.
Gjithashtu gjykata ka kërkuar “arrestimin e menjëhershëm” të terroristes Erdal, dhe pritet që të nxirret një buletin i kuq ndaj saj e cila është arratisur nga “arresti i shtëpisë” në vitin 2006.
Ndërsa disa mbështetës së DHKP-C të mbledhur para gjykatës kanë reaguar duke hedhur slogane pas njoftimit të vendimit nga gjykata.
– Historia e ngjarjes
Biznesmeni Sabanci me drejtorin e Përgjithshëm të ToyotaSa, Haluk Görgün dhe sekretaren Nilgün Hasefe, u vranë më 9 janar 1996 nga anëtarët e DHKP-C në Qendrën Sabanci të Stambollit. Më pas autorët e krimit u përcaktuan se ishin Fehriye Erdal, İsmail Akkol dhe Mustafa Duyar i cili Duyar i arrestua dhe burgos dhe në vitin 1999 u vra në burg gjatë një kryengritjeje. Ndërsa Erdal dhe Akkol ishin arratisur. Akkol pas një gjykimi në Greqi ishte lënë i lirë u arrestua në muajin janar në Turqi teksa hyri ilegalisht në vend.
Fehriye Erdal ishte arrestuar dhe gjykuar pasi ishte kapur me një pasaportë të falsifikuar pas një zjarri të rënë në apartamentin e saj në qytetin Knokke të Belgjikës në vitin 1999. Ndaj Erdal pas qëndrimit në burg afërsisht 1 vit, u dha masa “arrest shtëpie” ku më pas u arratis në vitin 2006. Në vitin 2007 pavarësisht vendimit të dhënë për gjykimin e saj në lidhje me krimet e kryera në Turqi, ky vendim u anulua, ndërsa pas kundërshtimit të familjes Sabanci procesi rinisi përsëri.
Avokati belg Paul Bekaert i anëtares së DHKP-C, Fehriye Erdal u tërhoq nga çështja për të cilën më 25 maj 2016 ishte dhënë vendimi për rigjykim për 3 krimet e kryera në Turqi. Pas përfundimit të afateve të dhëna për ankimimin dhe gjetjen e avokatit seanca e parë ishte caktuar në dhjetor.
Prokurori kundër Erdal më 5 dhjetor kishte kërkuar dënimin me 30 vite burg dhe 15 vite shtesë si masë sigurie.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...