Google ADS

Belgjikë, familja mbretërore në karantinë pas rastit pozitiv me Covid-19

17:16 | 2 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Mbreti i Belgjikës Philippe dhe Mbretëresha Mathilde anuluan pjesëmarrjen e tyre në të gjitha ngjarjet publike nga e enjtja pasi një anëtar i familjes rezultoi pozitiv me Covid-19.

Pallati në një deklaratë tha se mbreti dhe mbretëresha kishin vendosur të kufizonin kontaktet e tyre në ditët në vijim. Një zëdhënës nuk pranoi të identifikonte se cili anëtar i familjes kishte rezultuar pozitiv, transmeton arbresh.info

Transmetuesi publik VRT tha se ishte një nga dy fëmijët më të vegjël të monarkëve, 15-vjeçari Emmanuel dhe 13-vjeçarja Eleonore, dhe se mbreti dhe mbretëresha ishin testuar negativisht.

Pallati tha se aktivitetet e mbretit dhe mbretëreshës të planifikuara deri në ditën e hënë ishin anuluar ose shtyrë. Ata përfshinin një audiencë për “heronjtë” e përditshëm të enjten dhe pjesëmarrjen në një takim ndërkombëtar të atletikës të premten./reuters/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme