Azilkërkuesit që duan të bëjnë aplikim për mbrojtje ndërkombëtare në Belgjikë, flenë e zgjohen në rrugë sepse kapacitetet në qendrat e pranimit të refugjatëve janë të tejmbushura, raporton Anadolu Agency (AA).
Pothuajse çdo mëngjes qindra persona mblidhen përpara qendrës së Agjencisë Federale Belge për Pranimin e Azilkërkuesve (Fedasil) në Bruksel.
Çdo mëngjes pranohet një numër i vogël i kërkesave të azilkërkuesve të cilët krijojnë radhë të gjata përpara qendrës “Petit Chateau” (Kështjella e vogël) për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare.
Azilkërkuesit që duan të bëjnë aplikim në radhët e para në mëngjes, e kalojnë natën përpara qendrës së pranimit. Pas pranimit të një numri të vogël të aplikimeve në orët e para të mëngjesit, qindra persona të mbetur largohen nga dera e qendrës së pranimit nga ana e policisë.
Shumë refugjatë që kanë folur për gazetarin e AA-së përpara qendrës së pranimit, kanë theksuar se këtu presin prej javësh, muajsh, por që nuk kanë mundur as të dorëzojnë dokumentet. Azilkërkuesit që nuk dëshirojnë të shfaqin fytyrat e tyre, janë shprehur se duan të bëjnë sa më parë aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare që është e drejta e tyre.
Mbushja e sistemit të pranimit të azilit në Belgjikë tregohet si arsyeja për pranimin e shumë pak aplikimeve.
Në qendrën Fedasil, sigurohet mundësia për strehimin e rreth 700 personave. Me kryerjen e procedurave, këto persona transferohen në qendra strehimi në vende të tjera për strehim dhe vazhdimin e procedurave.
Por sipas informacioneve të dhëna nga zyrtarët belgë, rritja e numrit të refugjatëve nga shumë vende si Afrika, Afganistani, Pakistani dhe Iraku që nga fillimi i verës drejt Belgjikës, ka shkaktuar mbushjen e kapaciteteve në qendrat e pranimit të refugjatëve edhe në Bruksel, por edhe në vende të tjera.
Për këtë arsye në qendra pranohen një numër shumë i pakët i aplikimeve. Ndërsa edhe shumica përfshirë ata që kanë filluar procedurat dhe janë përfshirë në sistem nuk pranohen ende në qendrat e pranimit.
Personat që nuk kanë filluar ende procedurat, për këtë arsye vazhdojnë të presin ditë natë përpara qendrës Fedasil. Shumë persona qëndrojnë në rrugë përpara qendrës deri në mëngjes mbi shtrojat që sjellin me vete.
Kjo situatë e refugjatëve ka vendosur përballë njëra tjetrës Fedasil me Bashkinë e Brukselit. Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philippe Close, ka kërkuar nga zyrtarët e Fedasil që të gjejnë zgjidhje sa më parë ndaj këtij problemi pasi herë pas here shfaqen probleme mes refugjatëve dhe banorëve që jetojnë në zonën ku ndodhet institucioni.
Ndërkohë, bëhet e ditur që edhe qeveria federale për të gjetur zgjidhje ndaj problemit të strehimit të refugjatëve ka filluar punime për vlerësimin e ndërtesave publike që nuk përdoren në qytet.
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...