Belgjikë, alarm i kuq për shkak të temperaturave të larta

14:27 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Në Belgjikë është lëshuar alarm i kuq meqë temperaturat e ajrit u afruan në 40 gradë celsius, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti meteorologjik mbretëror (RMI) në rrjetin social njoftoi se pas këshillimit me ekspertë është shpallur alarm i kuq.

RMI propozoi përmes këshillimit se si të mbrohen qytetarët gjatë temperaturave të larta të ajrit.

Në mesin e tyre është pirja e mjaftueshme e sasisë së ujit, evitimi i ekspozimit të drejtpërdrejt në diell si dhe ulja e aktiviteteve në ambient të hapur.

Pritet që alarmi të hiqet të shtunën në mbrëmje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme