Belgjika njoftoi sot një shtrëngim të ri të masave për të luftuar pandeminë e COVID-19, përballë rritjes së rasteve në vend dhe me qëllim shmangien e një kufizimi të përgjithshëm.
“Të dhënat epidemiologjike janë shqetësuese dhe ne jemi shumë të shqetësuar”, tha kryeministrja, Sophie Wilmès, në një konferencë për shtyp.
“Përballë kësaj situate, numri i personave që belgët lejohen të takojnë, si pjesë e “flluskës së tyre të kontaktit”, është ulur nga 15 në 5 persona nga e mërkura, për katër javët e ardhshme”, shtoi ajo.
Ngjarjet publike do të kufizohen në 100 persona brenda dhe 200 jashtë, kurse vënia e maskës do të jetë e detyrueshme./atsh/
Theren me thikë tre persona në Prizren
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...