Në Belgjikë është shënuar rekord i ri i temperatures ditën e mërkurë, teksa e gjithë Evropa Perëndimore është duke u përballur me mot të nxehtë.
Qyteti, Kleine Brogel në provincën Limburg ka shënuar 38.9 gradë Celsius, duke thyer rekordin paraprak të regjistruar më 1947.
Një tren është prishur si pasojë e nxehtësisë ekstreme, duke bllokuar me orë të tëra udhëtarët.
Temperatura rekorde kanë qenë gati për t’u regjistruar edhe në Holandë, ndërkohë që në Francë, pesë vdekje mund të jenë të lidhura me valën e të nxehtit.
Temperatura më e lartë e regjistruar në Paris, 40.4, gradë Celsius më 1947, pritet të tejkalohet ditën e enjte.
Luksemburgu po ashtu është nën alam të kuq në jug të shtetit dhe kryeqytet, pasi temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë Celsius të mërkurën dhe potencialisht 42 gradë Celsisus të enjten.
Muajin e kaluar, Franca ka shënuar temperaturën më të lartë ndonjëherë, 46 gradë Celsius, derisa rekord të temperaturave janë regjistruar edhe në Republikën Çeke, Sllovaki, Austri, Andora, Luksemburg, Poloni dhe Gjermani.
Vera e ardhshme pritet ta gjej me skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...