Punonjësit në Belgjikë do të mund të zgjedhin që katër ditë në javë të punojnë në kuadër të një sërë reformash, që janë duke u bërë në tregun e punës që janë paralajmëruar sot.
Pakoja e reformave që është propozuar dhe miratuar nga koalicioni i gjerë në këtë vend, gjithashtu do t’ju jep të drejtë punëtorëve të fikin pajisjet elektronike dhe të injorojnë mesazhet lidhur me punën – kuptohet tërë këto mund të bëhen jashtë orarit të punës pa pasur frikë për ndonjë pasojë, transmeton Telegrafi.
“Kemi pasur dy vite të vështira. Me këtë marrëveshje jemi bërë gardian të ekonomisë që çdo herë është më inovative, e qëndrueshme dhe digjitale. Qëllimi është që punonjësit dhe kompanitë të jenë më të fuqishme”, tha kryeministri belg Alexander de Croo gjatë një konference për media.
“Freelancerat” gjithashtu do të kenë mbrojtje më të madhe juridike karshi rregullave të reja, derisa punonjësit me orar të plotë mund të punojnë me një orar më fleksibil varësisht nga preferencat e tyre.
Aplikimi i reformave megjithatë mund të kërkojë muaj të tërë, pasi ligji duhet të kalojë në lexim të parë nga ana e deputetëve – para se të hyjë në fuqi.
Me këtë ligj, punonjësit në sektorin privat por edhe ata publik do të jenë të barabartë në çdo aspekt – duke filluar nga mbrojtja juridike e privilegjet e tjera.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...