Përgatitja për të ardhmen dhe avancimi në stabilizimin e ndihmës financiare për Ukrainën u renditën si prioritete të Presidentës belge të Bashkimit Europian. Deklaratat u bënë nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Belgjikës, Alexander De croo, në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri belg u zotua të punojë për një demokraci më të fortë dhe për lirinë e Ukrainës; për një ekonomi konkurruese dhe për një Evropë më të madhe e më të guximshme në të ardhmen.
“Popullsia evropiane sheh drejt Bashkimit Europian. Ata e shikojnë Bashkimin Evropian me pritshmëri të qarta, me pritshmëri për t’i mbrojtur ata, me pritshmëri për të forcuar mirëqenien dhe sigurinë tonë dhe me pritshmëri për të përgatitur një të ardhme të përbashkët. Një e ardhme e përbashkët këtu në Europa do të thotë gjithashtu, Ukrainë në zemër të Evropës”, Alexander De Croo, Kryeministër i Belgjikës.
Belgjika mori nga Spanja më 1 janar presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian dhe do ta mbajë atë deri më 30 qershor të këtij viti, për t’ja kaluar më pas Hungarisë./euronews.al/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...