Tërheqja masive e Shtetit Islamik nga territoret në Siri dhe Irak, e ka vënë Europën në një krizë të re, të ballafaqimit me rrezikun se militantët që morrën pjesë në luftrat e huaja mund të kthehen në atdhe.
Por autoritetet në Belgjikë po kërkojnë që të bëhet riatdhesimi i fëmijëve të bllokuar në zonat e luftës, transmeton portali arbresh.info
Me rreth 500 qytetarë që kanë marrë pjesë në zonat e konfliktit, Belgjika ka numrin më të madh të xhihadistëve në krahasim me vendet tjera të BE-së.
Qeveria thotë se të paktën 100 fëmijë belgë nën moshën 12 vjeçare që aktualisht janë në Siri, të cilët kanë lindur atje ose janë dërguar në kohën kur janë larguar prindërit, duhet të riatdhesohen.
Në maj, një xhihadist belg mori vajzën e tij trevjeçare në Siri pa dijeninë e nënës së saj, pavarësisht se ishte nën mbikëqyrje.
Ministri belg i Drejtësisë, Koen Geens tha se fëmijët zakonisht kthehen në shtëpi përmes Turqisë nën mbrojtjen e policisë belge.
Ai ka zbuluar se Belgjika dhe Turqia kanë ngritur një pikë një territorin turk për fëmijët që duan të kthehen në atdhe, zakonisht së bashku me nënat e tyre.
“Katërmbëdhjetë fëmijë janë kthyer,” tha ministri i brendshëm Jan Jambon, “11 prej tyre nën gjashtë vjeç”./arbresh.info/
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...