Drejtori i Njësisë koordinuese për analizën e kërcënimeve ndaj Belgjikës (OCAM), Paul Van Tigchelt, tha se vëren si të “mundshëm” përsëritjen e një sulmi të ngjashëm terrorist si ai që u krye në muajin maj në qytetin Liege.
Në një intervistë për gazetën “De Morgen” në Belgjikë, Van Tigchelt, ka njoftuar se janë rritur me 35 për qind ankesat e bëra në OCAM në lidhje me veprime të dyshuara, pas sulmit terrorist me 29 maj në Liege që shkaktoi vdekjen e 3 personave.
Duke bërë të ditur se i kanë marrë në shqyrtim në kohën sa më të shkurtër të gjitha ankesat, Van Tigchelt, ka theksuar se ankesat kanë ardhur nga policët lokalë, popullata e rajonit, shërbimet sociale dhe punonjësit e burgjeve.
“E vërej mundësinë e përsëritjes të një sulmi të ngjashëm. Psikologjia e njerëzve po lëviz në këtë drejtim. Po vërejmë se njerëzit e paqëndrueshëm përsërisin me lehtësi sulme të tilla”, ka vlerësuar Van Tigchelt, duke tërhequr vëmendjen se mund të kryhen sulme të ngjashëm pas sulmit të Liege, transmeton Anadolu Agency.
Ndër të tjera pasi, ka rikujtuar se edhe në Londër janë kryer njëra pas tjetrës sulme të ngjashme, Van Tigchelt tha se “Siguria absolute tashmë është imagjinatë”.
Nënshtetasi belg i datëlindjes 1978 Benjamin Herman më 20 maj në qytetin Liege të Belgjikës vrau 3 persona, nga të cilët 2 prej tyre policë, ku ngjarja u konsiderua sulm terrorist. Ndërkohë që edhe agresori i neutralizua nga policia.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...