Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka konfirmuar më 5 qershor se vendi i tij po kërkon sqarime nga Ukraina lidhur me raportet se armë të prodhimit belg janë përdorur nga luftëtarët anti-Kremlinit në Rusi.
“Ne po kërkojmë nga ukrainasit që të na i sqarojnë situatën”, tha De Croo për radion shtetërore belge.
“Rregullat janë të rrepta, është e qartë; armët tona me të cilat e kemi furnizuar Ukrainën janë për qëllime mbrojtëse, për ta (mbrojtur) territorin ukrainas”, shtoi ai.
Komentet e De Croo erdhën si reagim ndaj një raporti të gazetës amerikane The Washington Post se armët e prodhimit Perëndimor janë përdorur për sulmet në rajonin Belgorod të Rusisë.
Grupet pro-ukrainase të luftëtarëve rusë, ultra-nacionalistë anti-Kremlinit, kanë nisur sulme ndërkufitare në Rusi nga territori ukrainas.
The Washington Post citoi burime të inteligjencës amerikane duke thënë se katër automjete të blinduara të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Polonia në Ukrainë janë përdorur në një sulm muajin e kaluar.
Luftëtarët përdorën gjithashtu pushkë të prodhuara në Belgjikë dhe Republikën Çeke në këto sulme, raportoi gazeta amerikane.
Belgjika, anëtare e NATO-s, ka qenë ndër vendet e shumta të Perëndimit që kanë dërguar armë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar nga Rusia në shkurt të vitit 2022./REL/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...