Belgjika hap dy aeroportet kryesore

20:13 | 15 Qershor 2020
Arbresh.info

Dy aeroportet kryesore në Belgjikë, në Bruksel dhe në Sharlua, do të rinisin gradualisht funksionimin nga sot, me hapjen e kufijve të brendshëm të BE-së.

Për sot janë parashikuar 60 fluturime nga aeroporti i Brukselit, që do të transportojnë mbi 4 000 udhëtarë.

Numri i udhëtarëve do të rritet gradualisht dhe më 1 korrik pritet të arrijë në 14 000.

Sipas protokolleve të reja, para se të hyjnë në avion, udhëtarëve do t’u matet temperatura.

Deri në orën 11:00 nuk është regjistruar asnjë person me simptoma të COVID-19.

Edhe pse Komisioni Europian rekomandoi sot hapjen e të gjithë kufijve të brendshëm mes vendeve anëtare të BE-së, kjo gjë nuk do ndodhë menjëherë në të gjitha vendet./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme