Belgjika e ka ftuar në takim ambasadoren e Izraelit në Bruksel, pasi ndërtesa e një agjencie belge për zhvillim në Rripin e Gazës është bombarduar, si dhe tha se synon ta ngrejë çështjen e dëmshpërblimit për këtë incident.
“Sulmet ndaj infrastrukturës civile i shkelin parimet e ligjit humanitar ndërkombëtar. Të gjitha palët duhet t’i përmbahen atij”, tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib, në rrjetin social X.
Ministria belge për Bashkëpunim Zhvillimor tha se nuk është në dijeni për viktima në civilë dhe se ndërtesa, e cila ishte e përbashkët me Handicap International, duhej të ketë qenë e zbrazët në kohën e bombardimit.
Një zëdhënës i Ministrisë tha se ambasadorja izraelite, Idit Rosenzweig-Abu, është zotuar se do të ketë hetim për këtë incident.
Në një komunikatë për media, Ministria e Jashtme shtoi: “Belgjika do ta kthejë çështjen e dëmshpërblimit për infrastrukturën e dëmtuar të projekteve të financuara nga BE-ja dhe vendet anëtare në agjendën e konsultimeve të ardhshme evropiane”.
Nuk është e qartë se kur u bombardua ndërtesa në fjalë.
Belgjika e mori vesh lajmin të enjten dhe dyshon se bombardimi ndodhi të mërkurën, sipas Ministrisë.
Ministria belge i përsëriti thirrjet për një armëpushim afatgjatë humanitar në Gazë, kthimin e procesit të paqes, dhe për bisedime politike të cilat mund të çojnë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.
“Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga ky konflikt”, sipas saj.
Në të kaluarën, Belgjika e ka kritikuar qasjen e Izraelit në këtë konflikt./rel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...