Belgjika do të vaksinojë falas rreth 70 për qind të popullsisë së saj

12:21 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Qeveria belge tha të hënën se synon të ofrojë çdo vaksinë të koronavirusit në dispozicion për rreth 70% të popullsisë, rreth tetë milionë njerëz dhe atë falas.

Vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, shtoi Ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke ndërsa ai dhe homologët rajonalë morën pjesë në një konferencë ndërministrore të shëndetit, raporton AFP, përcjell arbresh.info

“Objektivi është të vaksinohen të paktën 70 përqind të popullsisë. Grupet e përparësisë do të përcaktohen në bazë të mendimit shkencor dhe debatit shoqëror”, deklaroi Vandenbroucke.

“Vaksinimi do të jetë falas për çdo qytetar”, shtoi ai.

Shteti i Belgjikës, me 11.5 milionë banorë, ka regjistruar gati 540,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 14,000 vdekje deri më sot.

Shkalla e vdekjes së saj për milion banorë është një nga më të këqijat në Evropë. /arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme