Belgjika këtë të martë ka njoftuar se do të mbyllë kufijtë e saj për udhëtarët nga India, Afrika e Jugut dhe Brazili.
“Transporti i udhëtarëve me aeroplan, tren, anije dhe autobus, duke përfshirë tranzitin, nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për në Belgjikë do të ndalohet” thuhet në një deklaratë nga zyra e Kryeministrit, Alexander De Croo.
Personeli i sektorit të transportit dhe marinarët – si dhe diplomatët prania fizike e të cilëve në tokën belge është “thelbësore për funksionimin e duhur” të organizatave të tyre – do të lejohen në vend, vijoi deklarata, shkruan Euronews.
Qytetarët dhe banorët belg mund të udhëtojnë nga të tre vendet, por ata do të duhet të hyjnë në karantinë pas mbërritjes dhe të testohen dy herë në javë për COVID-19.
Mosrespektimi i këtyre dy masave mund të rezultojë në një gjobë prej 250 eurove.
Kërkesa të ngjashme tashmë ekzistojnë për udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.
Që nga fillimi i pandemisë, Belgjika ka regjistruar më shumë se 24 mijë viktima dhe 976 mijë të infektuar. Sipas Universitetit Johns Hopkins, Belgjika ka nivelin e dhjetë më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me popullsinë në botë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...