Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo tha se ky shtet është i detyruar të shtrëngojë masat kufizuese ndaj koronavirusit pasi rritja e rasteve së fundmi po rëndon spitalet.
Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore tashmë do të mbyllen për sezonin e festave, një javë më parë, nga 20 dhjetori, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Sipas vendimit, fëmijët nga 6 vjeç e më lart duhet të vendosin maska.
Qeveria ka vendosur që limiti i personave në ambiente të mbyllura të jetë 200.
“Ka shumë njerëz që nuk po marrin trajtimin për të cilin kanë nevojë në spital, prandaj është e rëndësishme që të veprohet shpejt”, tha kryeministri duke bërë të ditur që 40 për qind e shtretërve në Klinikat Infektive janë të mbushura me pacientë të COVID-19.
Kjo është java e tretë me radhë që qeveria e Belgjikës i shtrëngon masat.
Kujtojmë se, më shumë se 27 mijë njerëz kanë vdekur në Belgjikë gjatë pandemisë. / arbresh.info/
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë