Google ADS

Belgjika arreston 13 persona për terrorizëm

21:08 | 8 Shkurt 2022
KRG

Policia në Belgjikë ka arrestuar 13 persona të martën pas bastisjeve në dhe përreth qytetit Antverp, si pjesë e një hetimi mbi aktivitetet e dyshuara terroriste.

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, të dyshuarit ishin pjesë e grupit të njëjtë, të cilin e përshkroi si të afërt me qarqet “salafiste”.

Afro 100 policë u përfshin në këtë operacion.

Zyra e Prokurorit nuk dha detaje mbi planet e këtij grupi, por tha se operacioni policor nuk kishte për qëllim që të ndalonte ndonjë kërcënim për sulm të menjëhershëm.

Belgjika në dekadën e fundit ka përjetuar disa sulme terroriste. Më 2016, në këtë shtet u vranë 32 persona dhe u plagosën qindra të tjerë pas sulmeve vetëvrasëse me bombë në metronë dhe aeroportin e Brukselit. /REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme