Për sigurinë e Samitit të NATO-së që do të mbahet në kryeqytetin belg Bruksel do të angazhohen 2,400 pjesëtarë të policisë dhe 1,000 ushtarë.
Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, para takimit të Komitetit për Mbrojtje dhe Marrëdhënie të Jashtme, i cili u organizua me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes, Steven Vandeput dhe ministrit të Jashtëm, Didier Reynders, dha informacione lidhur me masat e marra për Samitin e NATO-së, ku nikoqire do të jetë Belgjika, përcjell Telegrafi.
Michel tha se Qeveria e Belgjikës ka marrë të gjitha masat e sigurisë për Samitin. Michel theksoi se ky samit do të kontribuojë në imazhin e shtetit.
Ai tha se për samitin i cili do të mbahet mes datave 11-12 korrik në selinë e re të NATO-së në Bruksel ku do të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra nga 29 vende anëtare, do të angazhohen 3,400 forca sigurie. /Telegrafi/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...