Google ADS

Belgjika akuzohet për keqpërdorim të miliardave të Gadaffit

22:17 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një hetim është duke u zhvilluar mbi miliarda euro që janë zhdukur nga bankat belge që i takonin diktatorit tashmë të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi.

Kjo vjen pasi autoritetet belge akuzohen për pagimin e interesave dhe dividentëve në llogaritë bankare të ngrira libiane, transmeton portali arbresh.info.

Belgjika tani është nën kritika të ashpra për të shpjeguar pse pranuesit e panjohur kanë marrë miliona euro nga këto llogari të ngrira në Bruksel.

“Dokumentet e OKB-së konfirmojnë se Belgjika nuk arriti të pajtohet me një rezolutë të OKB-së për ngrirjen e mjeteve libiane,” tha anëtari belg i parlamentit Georges Gilkine, sipas transmetuesit publik RTBF.

Paneli i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për Libinë

Çështja u kthye në qendër të vëmendjes në shtator, kur një panel ekspertësh i OKB-së mbi Libinë arriti në përfundimin se Belgjika është në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare dhe argumenton se lirimi i fondeve “Mund të çojë në keqpërdorimin dhe shpërdorimin e fondeve”, sipas revistës politike online Politico.

Pas vdekjes së Gaddafit në vitin 2011, OKB-ja vendosi që asetet e diktatorit në katër banka belge të ngriheshin. Sidoqoftë, interesat dhe dividentët nga këto asete nuk u bllokuan, duke lënë në mes të tre dhe pesë miliardë euro në këto llogari që nga viti 2012.

Autoriteti i Investimeve Libiane informoi panelin e OKB-së se asetet e ngrira arritën në rreth 35 miliardë dollarë në dhjetor 2010.

Hetimi nga Politico ka zbuluar gjithashtu se paratë nga 16 miliardë euro të aseteve të ngrira të Gaddafit kanë kaluar rregullisht në Bahrein dhe Luksemburg në mes të 2011 dhe 2017.

Tani ligjvënësit po kërkojnë përgjigje për të gjetur pse pagesat e mëdha kanë rrjedhur nga llogaritë bankare të ngrira tek përfituesit e panjohur? Ata gjithashtu duan të dinë se kush janë këta përfitues.

Administrata e Kryeministrit Liberal të Belgjikës, Charles Michel, tani është nën presion për t’iu përgjigjur pyetjeve pasi transmetuesi publik RTBF bëri lidhjen me hetimin e Politico./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme