Mijëra njerëz protestuan sot në Bruksel kundër konfirmimeve dhe kufizimeve në lidhje me pandeminë Covid-19.
Sipas France Press, protestuesit kanë brohoritur “Liri” gjatë protestës, transmeton portal arbresh.info
Rreth 5 mijë protestues kanë marshuar nga Stacioni Qendror i Brukselit në lagjen e Europa.
Protestat janë zhvilluar për të kundërshtuar certifikatën shëndetësore, të nevojshme për të hyrë në restaurante dhe ngjarje kulturore.
Policia belge ka raportuar për 30 të arrestuar, pasi kishin me vete mjete piroteknike.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta “Jo diktaturës së vaksinimit” dhe “Mos i prekni fëmijët tanë”, duke kundërshtuar vendimin e autoriteve belge për miratimin e vaksinimit të fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç.
Ministri belg i Shëndetësisë Frank Vanderbroucke i tha televizionit RTL të dielën se ai ishte në favor të mbajtjes së një debati në parlamentin federal “sa më shpejt të jetë e mundur” për vaksinimin e detyrueshëm dhe futjen e certifikatave të Covid, si në Francë.
Megjithatë, ai ka theksuar se nuk pajtohet me deklaratën e Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha se do “t’ua bëjë jetën ferr të pavaksinuarve”./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit