Google ADS

Bejrut: Pamja e momentit të shpërthimit që tronditi botën

11:31 | 5 Gusht 2020
Arbresh.info

Libani është në ditë zie, pas tragjedisë që tronditi botën mbarë.

Shpërthimi masiv që ndodhi në kryeqytetin, Bejrut ka lënë të paktën 100 të vdekur e mbi 4000 të plagosur, transmeton portali arbresh.info.

Tani, sipas ministrit të shëndetësisë Hamad Hassan spitalet për shkak të krizës me koronavirus janë në situatë katastrofike.

Hasani e vlerësoi situatën si një “katastrofë në kuptimin e plotë të kësaj fjale”, duke marrë parasysh pandeminë e koronavirusit.

“Numri i viktimave po rritet. Deri më tani, ka rreth 100 viktima”, tha ministri, duke specifikuar se numërimi i atyre të zhdukurve është më shumë se “numri i trupave që kanë mbërritur në spitale”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme