BE’ja paralajmëron sanskione ndaj Rumanisë

18:41 | 13 Maj 2019
L G

Komisioni Europian paralajmëroi Rumaninë për sanksione të mundshme nëse vijonte reformat që kërcënojnë sipas BE-së pavarësinë e sistemit të saj gjyqësor, në një letër të konsultuar nga media.

Reforma e drejtësisë prej disa muajsh është nën monitorimin e ekzekutivit evropian. Një situatë edhe më delikate pasi vendi mban që prej janarit deri në fund të qershorit presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, organ që mbledh shtetet anëtare.

Ashtu si opozita rumune, Komisioni vlerëson se socialistët në pushtet në Bukuresht po kërcënojnë pavarësinë e magjistratëve rumunë dhe po vënë në rrezik luftën kundër korrupsionit, përcjell Atsh.

‘’Problemet që kemi identifikuar dhe rekomandimet e formuluara për përmirësimin e situatës nuk janë marrë në konsideratë’’, shprehet me keqardhje zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans në një letër të dërguar më 10 maj autoriteteve rumune.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme