Bëhet pishman ish presidenti brazilian, nuk dorëzohet në polici

23:40 | 7 Prill 2018
Trina Galanxhi

Pasi deklaroi se do të dorëzohet në polici, ish-presidenti Brazilian, Luis Inacio Luca da Silva është ndaluar nga mbështetësit e tij.

Ata kanë bllokuar makinën e tij, pasi ai po linte ndërtesën e sindikatës pranë Sao Paulos, ku edhe po qëndronte, transmeton portali arbresh.info

Gjatë tubimit ai ishte deklaruar se do të dorëzohet në polici dhe do të luftojë për të vërtetuar se është i pafajshëm.

Ish-presidenti brazilian akuzohet për korrupsion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme