Një burrë nga Uganda, i cili ishte vetëm gjashtë vjeç kur babai i tij humbi tokën për shkak të një mosmarrëveshje ligjore, më në fund e fitoi 23 vjet më vonë, pasi u bë avokat.
Jordania Kinyera kaloi 18 vjet të arsimit dhe trajnimit ligjor përpara se të merrte rastin në dorë, transmeton portali arbresh.info
Të hënën, Gjykata e Lartë dha një vendim përfundimtar i cili vendosi në favor të familjes së tij.
Për BBC ai ka thënë se humbja e tokës ka ndryshuar komplet jetën e tij.
“unë morra vendim që të bëhem avokat, sepse u frymëzova nga ngjarjet që rrodhën dhe për shkak të frustrimeve që kaloi familja ime”, tha ai.
Babai i tij u padit nga fqinjët pas një mosmarrëveshjeje të tokës më 1996 dhe rasti u zvarrit në gjykatë për më shumë se dy dekada.
Kinyera i tha BBC se ishte i lumtur për të atin, i cili thotë se nuk ka mbjellë një farë të vetme ose ka vendosur një tullë të vetme në 23 vjet.
Mosmarrëveshjet për tokën janë të përhapura në Ugandë. Sipas grupit ligjor të avokatisë Namati, ato ndikojnë në 33-50% të pronarëve të tokave./arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe