Befason princi saudit, premton ta kthejë vendin në Islamin e moderuar

16:19 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, duke folur në një konferencë investitorësh ka premtuar të kthejë vendin në “atë çfarë dikur ishte, një Islam i moderuar dhe i hapur”.

Mohammad bin Salman bin Abdulaziz Al Saud bëri njoftimin në fillim të Iniciativës së Investimeve të Ardhshme në Riad, transmeton portali arbresh.info

Vendi gjithashtu do të bëjë më shumë për të luftuar ekstremizmin, tha princi.

“Ne nuk do të humbim 30 vjet të jetës sonë duke u marrë me idetë ekstremiste, ne do t’i shkatërrojmë ata sot,” u tha ai intervistuesve.

“Nuk ishte kështu në të kaluarën.. Ne do t’i japim fund ekstremizmit shumë shpejt”, shtoi më tej princi.

Arabia Saudite, një monarki absolute, qeveriset nën një formë puritane sunite të Islamit të njohur si vehabizëm; janë pikërisht versionet ekstremiste të vehabizmit që përkrahin grupet xhihadiste si Al Kaeda dhe Isis./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme