Një foshnje 17 ditëshe e ka marrë veten plotësisht nga koronavirusi i ri në Kinë pa asnjë lloj mjekimi! Bebja lindi në Wuhan, nga një nënë e sëmurë, por edhe pse Covid 19 iu përcoll dhe fëmijës, ajo sot gëzon shëndet të plotë, shkruajnë mediat britanike.
Foshnja tashmë ka dalë nga spitali dhe gjendja e saj është shumë e mirë. Vajza u transferua në Spitalin Pediatrik të Wuhanit ditën që lindi dhe shumë shpejt u pa se ajo e kishte bartur sëmundjen nga nëna. Duke qenë se simptomat nuk ishin të forta, mjekët vendosën të mos i administronin mjekime dhe e lanë që trupi i fëmijës të luftonte vetë me virusin.
“Foshnja nuk kishte vështirësi në frymëmarrje, as kollë e as temperaturë të lartë, ndaj dhe nuk nxituam me trajtimin mjekësor”, tha Dr Zeng Lingkong, kreu i pavionit të të porsalindurve në këtë spital. Madje sipas tij, fëmija është rritur mirë e ka pasur dhe një shtim të kënaqshëm në peshë.
Mjekët në Kinë e kanë pohuar që më parë mundësinë që koronavirusi të kalojë nga nënat shtatzënë tek fëmijët e tyre. Në këtë vend është shënuar sakaq edhe rasti I një pacienteje 96 vjeçare e cila u trajtua për tre ditë në njësinë e terapisë intensive, dhe u shërua.
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...