Franca ka nisur një hetim kombëtar për numrin e bebeve të lindura pa një pjesë gjymtyre, disa javë pasi një hetim paraprak u mbyll.
Hetimi i parë nisi pasi u bë e ditur se disa dhjetëra fëmijë ishin lindur në këtë gjendje në 3 rajone franceze. Hetimi u mbyll, pasi autoritetet e shëndetësisë dështuan të identifikonin një shkak të përbashkët.
Por, tani janë zbuluar edhe 11 raste të tjera, gjë që i ka shtyrë zyrtarët e shëndetësisë të hapin një hetim të ri.
Gjendja është një lloj anomalie, ku një nga gjymtyrët e sipërme të një fetusi nuk arrin të formohet siç duhet gjatë shtatzënisë. Ajo përfshin mungesën e plotë të krahut, parakrahut, dorës apo gishtërinjve.
Rastet janë verifikuar në rajonet Ain, në lindje të Francës, dhe Brittany dhe Loire Atlantik, në bregun veriperëndimor.
Nisur nga fakti që rastet janë të përqëndruara brenda një rrezeje të caktuar, ka spekulime se mund të ketë ndikuar ndonjë pesticid i përdorur në zonë, por kjo hipotezë duhet provuar. Rasti ka bërë që shumëkush ta krahasojë atë me skandalin “Thalidomide”, ku përfshihej një ilaç që përdorej shpesh nga gratë shtatzëna.
Lidhja mes “Thalidomides” dhe keqformimit të fetusit gjatë shtatzënisë u zbulua pas vitesh përdorimi të ilaçit. Sidoqoftë, nuk ka një lidhje të ngjashme mes një kimikati apo ilaçi, në rastin që po trondit aktualisht Francën./tch/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...