Sot, Këshilli i Bashkimit Evropian zgjati sanksionet ekonomike që synonin sektorë të veçantë të ekonomisë ruse deri më 31 janar 2018, shkruan arbresh.info.
Ky vendim pason një përditësim nga presidenti francez Macron dhe Kancelarja Merkel në Këshillin Evropian të 22-23 qershorit 2017 mbi zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut.
“Kjo hapi rrugën për rinovimin e sanksioneve për gjashtë muaj të tjerë,” thuhet në komunikatën për medie të BE-së.
Këshilli formalizoi këtë vendim sot me procedurë me shkrim dhe, në përputhje me rregullin për të gjitha vendimet e tilla, njëzëri.
Masat u prezantuan fillimisht më 31 korrik 2014 për një vit, në përgjigje të veprimeve të Rusisë destabilizuese të situatës në Ukrainë. Ato u forcuan në shtator 2014.
Ato synojnë sektorin financiar, energjetik dhe të mbrojtjes, si dhe fushën e mallrave me përdorim të dyfishtë.
Më 19 mars 2015, Këshilli Evropian ra dakord të lidhë kohëzgjatjen e sanksioneve me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, i cili ishte parashikuar të mbahej deri më 31 dhjetor 2015. Meqë kjo nuk ndodhi dhe duke pasur parasysh se marrëveshjet e Minskut ende nuk janë zbatuar plotësisht, Këshilli ka zgjatur sanksionet./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...