Komisioni Europian ka dhënë detaje se si planifikon t’i jap fund varësisë së gazit rus.
Rusia furnizon 40% të gazit natyror të BE-së dhe 27% të naftës së saj të importuar. BE-ja i dërgon vendit afërsisht 400 miliardë euro në vit në këmbim, transmeton portal arbresh.info
Tani Bashkimi Europian është duke planifikuar kalimin e saj drejt energjisë së gjelbër, por thotë se duhet të investojë gjithashtu në tubacione në vende tjera.
Ajo është akuzuar se ka ndihmuar në financimin e luftës në Ukrainë përmes përdorimit të saj të energjisë ruse.
Strategjia REPowerEU u njoftua për herë të parë në mars me synimin e deklaruar për të reduktuar importet e gazit rus me dy të tretat në vitin 2022.
Rritja e kostove të energjisë ka vënë gjithashtu presion financiar mbi konsumatorët dhe bizneset në Europë që tani përballen me fatura më të larta.
Propozimet e përditësuara përshkruajnë jo vetëm mënyrën se si BE planifikon të negociojë si krizën e menjëhershme të gazit, por edhe të përmbushë premtimet për të hequr dorë plotësisht nga energjia ruse deri në vitin 2030.
BBC shkruan se strategjia fokusohet në tre fusha kryesore.
Përmirësimi i efikasitetit të energjisë, zgjerimi i përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe sigurimi i furnizuesve jo-rusë të naftës dhe gazit.
“Ne po e çojmë ambicien tonë në një nivel tjetër,” tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ndërsa prezantoi përditësimin në një konferencë në Bruksel, Belgjikë.
Plani REPowerEU vlerësohet të kushtojë 210 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme.
Raporti i Komisionit thekson kursimin e energjisë si mënyrën “më të lirë, më të sigurt dhe më të pastër” për të reduktuar varësinë nga karburanti rus./arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media