BE thotë se thellësisht i vjen keq për sanksionet e vendosura të Shteteve të Bashkuara mbi Iranin

14:13 | 6 Gusht 2018
Arditë Shkodra

Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se ka shprehur keqardhje të madhe për ri-vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara mbi Iranin, duke shtuar se nënshkruesit e tjerë do të punojnë në mbajtjen e kanaleve financiare me Iranin të hapur.

 

“Palët e mbetura në JCPOA janë zotuar të punojnë, ndër të tjera, për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve efektive financiare me Iranin dhe vazhdimin e eksportit të naftës dhe gazit në Iran”, tha në një deklaratë shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian, duke iu referuar për marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin në 2015-përcjell arbresh.info.

Shtetet e Bashkuara synojnë të zbatojnë plotësisht sanksionet që do të ri-vendosen kundër Iranit herët këtë javë me urdhrat e presidentit të SHBA, Donald Trump, tha të dielën sekretari i shtetit Mike Pompeo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme