Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, tha se për të gjetur zgjidhje për situatën në Mesdheun Lindor nevojitet dialog me Turqinë dhe se kjo është çështja ku duhet të fokusohen të gjithë aktorët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp të komisionit të BE-së, Peter Stano, bëri të ditur se janë ende të vlefshme rezultatet e takimit që ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën javën e kaluar në Berlin, duke treguar solidarizim me Greqinë dhe pjesën e Qipros greke dhe se duan uljen e tensionit në Mesdheun Lindor.
Nëse nuk ulet tensioni qëndron alternativa për të marrë masa kufizuese tha Stano, i cili u shpreh: “Por ne gjithashtu mund të ndjekim rrugën e përpjekjes për të ulur tensionet përmes dialogut, negociatave indirekte dhe takimeve”.
Ndër të tjera Stano tha se dëshirojnë që edhe Turqia të veprojë në drejtimin për të siguruar kontribut në uljen e tensionit.
Ndaj pyetjes lidhur me pretendimet për dërgimin e aeroplanmbajtëses franceze në Mesdheun Lindor dhe nëse do të ulë apo jo kjo tensionin, Stano theksoi:
“Situata në Mesdheun Lindor nuk është mirë. Vendet anëtare të BE-së kanë qenë mjaft të qarta për uljen e tensioneve dhe përmbysjes së situatës aktuale. Po ashtu i qartë ka qenë edhe mesazhi që ka dhënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell. Ajo që duhet të bëhet është ulja me Turqinë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe pakësimi i tensionit me dialog. Kjo është ajo që është e rëndësishme dhe në të cilën duhet të fokusohen aktorët”.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...