Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, theksoi se duhet të ndalet menjëherë tensioni në Idlib, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Borrell tha se “Tensioni në Idlib duhet të ndalet menjëherë. Tensioni ka rrezik të shndërrohet në një konflikt të hapur ushtarak ndërkombëtar”.
“Gjithashtu tensioni rrezikon civilët dhe shkakton një dhimbje njerëzore të papranueshme”, theksoi Borrell duke shtuar më tej se “BE është e pikëlluar për gjitha humbjet e jetëve dhe i bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje. Ajo do të marrë në konsideratë çdo masë për të mbrojtur interesat e sigurisë së BE-së”.
Ndër të tjera Borell njoftoi se BE është në komunikim me të gjitha palët.
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja