Bashkimi Evropian (BE) ka deklaruar se vendosja në objektiv (persekutimi) i personave për shkak të fesë ose besimit është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe se duhet të merren masa parandaluese për të luftuar këtë situatë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, në një deklaratë të publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Akteve të Dhunës bazuar në Fe ose Besim është shprehur se, “Përndjekja e personave për shkak të lidhjeve të tyre me fenë ose ndonjë besimi është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe kundër kësaj duhet të ndërmerret një luftë e përbashkët”.
Pasi ka rikujtuar se vitin e kaluar janë kryer shumë sulme tragjike, Mogherini ka theksuar se ligji i BE-së e ndalon që personat të bëhen objektiv për shkak të fesë apo besimit.
Në këtë kuadër institucionet shtetërore duhet të sigurojnë lirinë e fesë dhe besimit, theksoi Mogherini, duke vlerësuar më tej se, “Duhet të merren masa parandaluese për të luftuar urrejtjen, dhunën dhe persekutimin kundër fesë”.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...