Bashkimi Evropian solidarizohet me njerëzit e Filipineve pas incidentit tragjik në mëngjesin e sotëm në Manila Resort World, i cili vrau të paktën 37 vetë.
“Ngushëllimet tona të sinqerta u drejtohen familjeve dhe miqve të atyre që u vranë, dhe Qeverisë së Filipineve, dhe lutemi për shërim të shpejtë për ata që u plagosën,” thuhet në qëndrimin e BE, shkruan arbresh.info.
Policia bëri të ditur se 37 persona kanë vdekur gjatë sulmit në kazino, të cilët me sa duket vdiqën nga asfiksia, derisa kazinoja po digjej.Zyrtarët thanë se të paktën 54 vetë u lënduan në zjarrin e kazinosë, si dhe gjatë betejës sulmuesit me policinë.
Shefi i policisë metropolitane të Manilas, Oscar Albayalde, tha se asnjë prej trupave nuk kishte plagë nga armë zjarri.
I dyshuari u gjet i vdekur sot herët, pasi kishte bërë vetëvrasje./arbresh.info/
https://twitter.com/MajaEUspox/status/870606637618393088
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit