Bashkimi Evropian (BE), është duke përgatitur të sanksione “urgjente” kundër shtetit të Rusisë.
Shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklarate për SkyNews për media ka thënë se BE-ja është e gatshme të vazhdoje me sanksione të fuqishme ndaj Rusisë.
“Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër të mundshëm mizoritë e raportuara të kryera nga forcat e armatosura ruse në një numër qytetesh të okupuara ukrainase, që tani janë çliruar”- ka thënë Borell, përcjell arbresh.info.
Borrell bëri të ditur poashtu se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri shtetin e Ukrainës, ku edhe shprehu mbështetjen e plotë për hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit,(Hagë).
“BE do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Ukrainën dhe do të avancojë, si çështje urgjente, punën për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë,” tha ai. / arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...