BE-ja ka sanksionuar Alina Kabaeva, një ish-deputete ruse dhe e dashura e përfolur e Presidentit Putin, në paketën e re të masave.
Presidenti rus ka mohuar të ketë një lidhje me ish-gjimnasten olimpike.
BE thotë se Kabaeva është kryetare e një grupi mediatik që “zotëron aksione të mëdha” në organizatat që “riprodhojnë propagandën e qeverisë ruse”.
“Ajo është një ish-gjimnaste ruse dhe një ish-deputete e Dumës së Shtetit, ajo është e lidhur ngushtë me presidentin Vladimir Putin.”
“Prandaj ajo është përgjegjëse për mbështetjen e veprimeve dhe politikave që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Kabaeva tashmë është sanksionuar nga Britania e Madhe dhe Kanadaja.
BE thotë se ky grup i fundit i listimeve është i fokusuar në sanksionet ndaj ushtrisë ruse dhe ministrisë së mbrojtjes.
Gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev, i quajtur si Kasapi i Mariupolit është gjithashtu në listë, si dhe koloneli Azatbek Omurbekov, i njohur si Kasapi i Buçës. Të dy ishin vënë tashmë në shënjestër të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.
Në listë përfshihen gjithashtu figura të biznesit dhe medias, si dhe anëtarët e familjes së Dmitry Peskov, sekretarit të shtypit të Putinit.
Të gjithë të listuarit do t’i nënshtrohen ndalimeve të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve, thotë BE./abcnews.al/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...