Bashkimi Evropian ra dakord që të vendosë sanksione të reja kundër Bjellorusisë, si reagim ndaj devijimit të avionit të pasagjerëve për në Minsk për të arrestuar gazetarin disident Raman Pratasevich. Përveç sanksioneve ekonomike, liderët e BE-së u pajtuan që të ndalohet përdorimi i hapësirës ajrore dhe aeroporteve të 27 vendeve anëtare të BE-së nga linjat ajrore bjelloruse. BE-ja gjithashtu iu bëri thirrje kompanive ajrore të shmangin fluturimet mbi Bjellorusi. Agjencitë Lufthansa e Gjermanisë dhe KLM e Hollandës i ndaluan fluturimet mbi Bjellorusi.
Edhe presidenti i SHBA-së Bajden, dënoi veprimin e Bjellorusisë. Bajden e quajti si “incident të shëmtuar” dhe u zotua për një përgjigje të koordinuar me aleatët evropianë. “Unë i kërkova ekipit tim të studionte opsionet e përshtatshme për ata që ishin përgjegjës”, shtoi Bajden, duke bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi incidentin.
Në një video të transmetuar nga televizioni shtetëror bjellorus, gazetari Pratasevich pas arrestimit, tha se ai ishte duke u “rrëfyer” në lidhje me akuzat e organizimit të trazirave civile, një vepër që në Bjellorusi është e dënueshme me 15 vjet burgim. Opozita bjelloruse dhe aleatët e Pratasevich thanë se deklarata është bërë nën detyrim. “Ky incident i shëmtuar dhe videoja e gazetarit Pratasevich – që duket se ka qenë i detyruar ta bëjë – janë sulme të turpshme si ndaj disidencës politike, ashtu edhe ndaj lirisë së shtypit. Shtetet e Bashkuara u bashkohen vendeve tjera në botë në thirrjet për lirimin e tij, si dhe për lirimin e qindra të burgosurve politikë të cilët janë ndaluar padrejtësisht në Bjellorusi”, shtoi Bajden.
Gazetari Pratasevich ka qenë administrator i kanalit NEXTA Live në Telegram, platformë që ka mbuluar protestat që kanë shpërthyer në Bjellorusi prej mbajtjes së zgjedhjeve. Autoritetet bjelloruse kanë nisur hetimet ndaj Pratasevich, nën dyshimet për prishjen e rendit shoqëror dhe nxitjes së urrejtjes. Në tetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Minsk e ka shpallur kanalin NEXTA dhe logon e tij si ekstremiste.
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...